2.1 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
BallinaLajmeBotaMinistria e Jashtme e Iranit: Ali Khamenei është gjallë – disa komandantë...

Ministria e Jashtme e Iranit: Ali Khamenei është gjallë – disa komandantë janë vrarë

Ministria e Jashtme e Irani ka konfirmuar se liderët e lartë të vendit, përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei dhe presidentin, janë të sigurt pas sulmit të fundit.

“Janë të gjithë të sigurt dhe mirë,” tha një zëdhënës i ministrisë për Sky News, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se disa komandantë kanë humbur jetën si pasojë e këtij “akti terrorist të agresionit”, por nënvizoi se forcat e armatosura iraniane po marrin masat e nevojshme për të mbrojtur vendin “në mënyrën më të fortë të mundshme”.Ministri i Jashtëm i Iranit kishte thënë më parë për rrjetin amerikan NBC News se udhëheqësi suprem është gjallë “sa di unë”.

Sulmi kishte shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha në kompleksin e Ali Khamenei në qendër të Teherani, ku pamjet satelitore treguan tym të zi dhe goditje të paktën në katër ndërtesa brenda kompleksit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments