9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistria e Drejtësisë në Maqedoni: Është gabim formulimi “mendim negativ” në Ligjin...

Ministria e Drejtësisë në Maqedoni: Është gabim formulimi “mendim negativ” në Ligjin për përgjegjësi civile

Ministria e Drejtësisë njofton se formulimi në lidhje me projektligjin për përgjegjësinë civile, ku akuzohet për fyerje dhe “mendim negativ”, është formulim i gabuar, për të cilin do të ndërhyhet menjëherë në debatin për amendamentet.

“Ministria e Drejtësisë mbështet plotësisht liritë dhe të drejtat e gazetarisë dhe miraton të gjitha ligjet së bashku me shoqatat, në interes të informimit objektiv dhe të lirë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.Në nenin 6 të projektligjit, në rubrikën përgjegjësia për fyerje dhe shpifje, thuhet: “Për ofendim përgjigjet ai cili për një person tjetër me identitet të konfirmuar, me qëllim për të cënuar nderin dhe reputacionin e tij, me deklarata, përmbajtje, sjellje, publikime apo në ndonjë shprehje tjetër nënçmuese, poshtëruese ose mendim negativ”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments