4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistria e Drejtësisë do të bëjë përpjekje që ekstradimi i Palevskit të...

Ministria e Drejtësisë do të bëjë përpjekje që ekstradimi i Palevskit të ndodh sa më shpejt

Zv/ministrja e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, Viktorija Avramovska-Madiq, tha se Maqedonia e Veriut pret përgjigje nga Türkiye në lidhje me ekstradimin e Ljupço Palevskit, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, raporton Anadolu.

Zv/ministrja mori pjesë në konferencën plenare me temë “Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian: Vlerat themelore shoqërore për të ardhmen evropiane”, organizuar nga Lëvizja Evropiane në Maqedoninë e Veriut.

Ajo në një deklaratë për media theksoi se Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurën për ekstradimin e Palevskit, se ministri ka nënshkruar kërkesën për ekstradim dhe se dokumentet janë përgatitur dhe dorëzuar në organet kompetente, Interpol-it dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe Punët e Jashtme të Türkiyes.

“Bashkëpunimi ynë është i shkëlqyer me Republikën e Türkiyes dhe Ministrinë e Drejtësisë. Në një kohë relativisht sa më të shpejtë presim të marrim një përgjigje kur do të bëhet ekstradimi, sa më shpejt të jetë e mundur, sepse përmenda se si Ministri e Drejtësisë, do të bëjmë përpjekje që kjo të mos ndodhë në fund të afatit prej 40 ditësh, por sa më shpejt”, tha Avramovska-Madiq.

Ajo shtoi gjithashtu se autoritetet kompetente janë në komunikim të vazhdueshëm me Interpolin dhe Ministrinë e Drejtësisë së Türkiyes për kërkesat e mundshme për dokumentacion shtesë.

Kujtojmë se e mitura Vanja u gjet e pajetë më 3 dhjetor në afërsi të Shkupit, ndërsa më 27 nëntor ishte shpallur e zhdukur pas denoncimit të nënës së saj.

Në lidhje me rastin dyshohen pesë persona, duke përfshirë edhe Ljupço Palevskin si i dyshuar kryesor. Më 5 dhjetor, ai u kap nga autoritetet turke në qytetin Balıkesir, pas shpalljes së një urdhër-arresti ndërkombëtar për të, ndërsa atij iu caktua 40 ditë paraburgim ekstradimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments