Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri për një periudhë u angazhua që së bashku me ministrin e drejtësisë Krenar Lloga, që edhe në komunën e Tearcës të hapet një zyrë për ndihmë juridike falas edhe për banorët e komunës së Tearcës.
Ndihmë juridike falas për banorët e Komunës së Tearcës.
Ministri i drejtësis z. Krenar Lloga, u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri dhe nënshkruajtën memorandm bashkëpunimi ku, qytetarët do të njoftohen për mundësitëdhe të drejtat e tyre juridike që u janë të garantuara me ligj, por nga pamundësia e tyre financiare mund t`i arrin përmes zyrës për ndihmë juridike falas në Komunën e Tearcës.