8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistria e Bujqësisë mbështet ngrirjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve në...

Ministria e Bujqësisë mbështet ngrirjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve në Maqedoni

Ministria e Bujqësisë njoftoi se ka përgatitur dhe kanë dorëzuar te Ministria e Ekonomisë analizë për çmimin e prodhimeve bujqësore, me theks pemët dhe perimet.

Nga kjo ministri theksojnë se po i ndjekin shpenzimet që bujqit i kanë për prodhim dhe sipas kësaj analize, po krijojnë masa për mbështetjen e prodhimit vendas.

Ata theksojnë se japin mbështetje në ngrirjen e çmimeve për pemët dhe perimet për shkak se një ngrirje e tillë, në këtë periudhë nuk do të ndikojë te çmimi i bujqëve.

“Ndjekim parametrat përmes të cilave krijojmë masat, dhe kjo është sistemi për ndjekjen e çmimit prodhues të fermës, përkatësisht sa janë çmimet reale për prodhim në bujqësi dhe sistemi informativ tregtar ku ndiqen çmimet me shumicë dhe me pakicë.”, thonë nga kjo ministri dhe shtojnë se vendimin përfundimtar e ka Ministria e Ekonomisë./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments