9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistria e Arsimit njeh diplomën e Medresesë  

Ministria e Arsimit njeh diplomën e Medresesë  

Kuvendi ka kërkuar mendimin e Ministrisë së Arsimit mbi propozim-Ligjin për Arsim të Mesëm të bashkësive fetare në Maqedoni të Veriut, shkruan Alsat.

Dikasteri për Arsim dhe Shkencë ka dhënë mendim pozitiv, ndërsa Qeveria vërtetoi mendimin.

Drafti i cili ndodhet në procedurë parlamentare pritet të njoh diplomat e shkollave të mesme fetare, përkatësisht medreseve dhe jo vetëm të cilat aktualisht nuk njihen nga universitetet vendase shkaku i zbrazëtirës ligjore.

“Me këtë propozim-ligj mendoj se çështja do të zgjidhet. Do të përfshihen brenda sistemit arsimor, do të konsiderohen brenda sistemit arsimor dhe do të kenë mundësi të barabartë për të konkurruar në të gjitha institucionet e arsimit të lartë”, tha Jeton Shqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai duke njoftuar për mendimin pozitiv të Qeverisë mbi propozimin ka potencuar se tani hapin e ardhshëm duhet ta bëjë Kuvendi me miratimin përfundimtar të ligjit.

“U miratua mendimi mbi propozim-Ligjin për institucionet e arsimit të mesëm të Bashkësive fetare. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai.

Nga ky propozim-ligj më të prekur do të jenë nxënësit e shkollës së mesme islame “Medreseja Isa Beu” e shtrirë në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Shtip. Statusin e shkollës së mesme “Medreseja Isa Beu” e morri në vitin 1979, ndërsa nxënësit e diplomuar djem dhe vajza në këtë shkollë i drejtoheshin universiteteve jashtë vendit./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments