-0.3 C
Tetovo
E diel, 23 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMinistria e Administratës Publike demanton BDI-në se i janë hequr kompetencat Ministrit...

Ministria e Administratës Publike demanton BDI-në se i janë hequr kompetencat Ministrit Izet Mexhitit

Akuzat e BDI-së se Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ia ka hequr kompetencat ministrit të Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, janë krejtësisht të pasakta dhe të ndërtuara keqdashëse me prapavijë politike, njoftoi Ministria e Administratës Publike.

Ministria thekson se Inspektorati i mohon dhe i hedh poshtë me forcë akuzat e tilla nga Bashkimi Demokratik për Integrim si gënjeshtra dhe manipulime.

“BDI si parti që e ka mbajtur rob administratën për më shumë se dy dekada dhe sistematikisht e ka kthyer në vegël për interesa partiake, tani po tenton të manipulojë opinionin me gënjeshtra dhe dezinformata. Inspektorati Shtetëror Administrativ nuk ka kompetencë për të shkarkuar ministrat nga detyra, as për të kryer hetime për korrupsion – këto janë në domenin e organeve të drejtësisë, të cilat BDI i ka bllokuar me vite për t’u mbrojtur nga përgjegjësia”, njofton Ministria e Administratës Publike.

Ajo që ka ndodhur realisht, siç thekson Ministria, ka qenë një inspektim i rregullt në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor, i kryer në përputhje me Planin vjetor të punës për vitin 2024. Kjo mbikëqyrje, siç sqarohet në komunikatë, ka të bëjë ekskluzivisht me respektimin e procedurave ligjore dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat e bëra nga BDI.

“Është e qartë se BDI-ja, e përballur me humbjen e ndikimit dhe privilegjeve që i ka krijuar në kurrizin e qytetarëve, tani po përdor metoda të dëshpëruara të spinimit politik. Në vend që të përgjigjet për keqpërdorimet e veta dhe partizimin e institucioneve, po përpiqet t’ia kalojë fajin atyre që realisht po punojnë për të ndërtuar një administratë transparente dhe profesionale”, theksohet në komunikatë.

Nga Ministria e Administratës Publike theksojnë se përmes Inspektoratit Shtetëror Administrativ nuk do të lejojnë që strukturat politike të abuzojnë me sistemin për qëllimet e tyre politike.

“Opinioni publik ka të drejtë të dijë se kjo Qeveri udhëhiqet nga parimet e ligjshmërisë dhe llogaridhënies – diçka që BDI-ja nuk ka mundur ta arrijë asnjëherë derisa ishte në pushtet”, thonë nga Ministria e Administratës Publike.

Këtë paradite BDI-ja ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Izet Mexhiti do të mbetet pa përgjegjësi në Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Siç informoi, pas një kontrolli të kryer nga Inspektorati për Administratë, është konstatuar shpërdorim detyre nga Mexhiti dhe Kabineti i tij dhe në bazë të vendimit të Inspektoratit për Administratë me numër 11-1653/2024 të datës 17.01.2025, Izet Mexhitit i janë hequr plotësisht kompetencat, të cilat i janë transferuar në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments