Inteligjenca perëndimore raportoi për një gjendje të rënduar shëndetësore të tij, por ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, ka bërë daljen e parë televizive pas një mungese disa javore në publik.
Ministri Shoigu, u shfaq në kanalin televiziv shtetëror të Rusisë Rossiya 24, teksa po fliste në një bord këshillues me zyrtarët më të lartë ushtarak.
Gjatë fjalës së tij Shoigu tha se vëllimi në rritje i furnizimeve të huaja me armë në Ukrainë “dëshmon qartë synimet e tyre për të provokuar regjimin e Kievit për të luftuar deri në pozitën e fundit të Ukrainës”.
Ai shtoi se forcat ruse po zbatojnë në mënyrë metodike një plan për “çlirimin e republikave popullore të Donetsk dhe Luhansk”, duke iu referuar entiteteve të vetëshpallura në Ukrainën lindore.
Nuk ishte e qartë nëse takimi ishte transmetuar drejtpërdrejt apo i regjistruar paraprakisht.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte dalja e parë publike e Shoigut pas disa javësh, mes raporteve se ai pësoi një sulm në zemër disa ditë më parë.
© SYRI.net