7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu/Numri i të punësuarve në...

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu/Numri i të punësuarve në sektorin publik është 129.374 persona

Numri i të punësuarve në sektorin publik deri më 31 dhjetor 2022 arrin 129.374 persona. Ata angazhimin e tyre të punës e realizojnë në 1.354 institucione. Numri i institucioneve në krahasim me vitin 2021 është rritur për tetë, tha në konferencën e sotme për shtyp, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu.

Ai informon se nga 1.354 institucione, 60 për qind janë në nivel lokal dhe rreth 40 për qind në nivel qendror. Prej tyre 533 institucione janë të fushës së arsimit, punës dhe politikës sociale janë 125 institucione, kulturës 121, administratës 117, punëve komunale 113, shëndetësisë 111, pushtetit lokal 81, jurisprudencës 64, drejtësisë 14…

“Krahasuar me Raportin për vitin 2021, numri i të punësuarve në sektorin publik është ulur për 2.714 të punësuar. Nga numri i përgjithshëm, 18.909 persona kanë qenë të punësuar në Armatë, MPB, Agjencinë për Siguri Kombëtare, Agjencinë e Inteligjencës dhe Drejtorinë e Policisë Financiare”, thekson ministri Aliu.

Ai nënvizon se përveç si numër, për këto të punësuar në Raport nuk jepen detaje dhe analiza të tjera. Shton se kjo është për arsye ligjore dhe sigurie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments