5.9 C
Tetovo
E premte, 3 Janar, 2025
BallinaLajmeMinistri Manja:15 mijë individë do të përfitojnë kompensim për legalizimet, ja kush...

Ministri Manja:15 mijë individë do të përfitojnë kompensim për legalizimet, ja kush përfiton

Manja tha se qeveria ka akorduar një vlerë prej 30 milionë eurosh për të mbyllur një pjesë të kompensimit për legalizimet.Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Manja bëri me dije se 15 mijë individë do të përfitojnë kompensim për legalizimet. Ai tha se përfituesit do të jenë ata që pronat e tyre janë zënë nga ndërtime informale.

Sipas tij qeveria ka akorduar një vlerë prej 30 milionë eurosh për të mbyllur një pjesë të kompensimit për legalizimet. Ministri tha se nga viti 2010 deri në vitin 2024, janë 9667 subjekte të cilat janë kompensuar në masën 70% për shkak të këtij procesi.

“Nuk mund të rrija pa bashkëndarë nëpërmjet jush me qytetarët një kartolinë urimi për 15 mijë individë, apo 5200 familje që duke nisur nga sot do të përfitojnë një masë kompensimi për shkak të procesit të legalizimeve një vlerë totale prej 30 milionë eurosh që qeveria ka akorduar për të mbyllur një pjesë të këtij procesi. Janë 9667 subjekte të cilat nga 2010 deri në 2024 janë kompensuar në masën 70 përqind për shkak të këtij procesi, dhe ishte detyrë i shtetit masa 30%. Bëhet fjalë për pronarë që pronat janë zënë nga ndërtime informale.”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments