15 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeMinistri Lloga shtyn Gjykatën Kushtetuese të përdorë gjuhën shqipe për herë të...

Ministri Lloga shtyn Gjykatën Kushtetuese të përdorë gjuhën shqipe për herë të parë

Për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion ka përdorun dygjuhësinë, duke lëshuar vendimin edhe në gjuhën shqipe.

Kjo falë përkushtimit të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili kërkesën për shqyrtimin e një lënde e kishte dërguar në gjuhën shqipe me çka detyroi Gjykatën që përgjigjen dhe vendimin ti publikojë në dy gjuhë. Një veprim i këtillë vjen për herë të parë që nga themelimi i kësaj gjykate, që është institucionj më i lartë gjyqësor në vend mbahet mend si një nga institucionet më të mbyllura dhe të paktat që nuk kanë vënë në përdorim dy gjuhësinë.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, që nga marja e detyrës u zotua për reforma në gjithë sistemin e drejtësisë dhe atë gjyqsor, duke inicuar ndryshime ligjore, kontrolle, mbikqyrje dhe iniciativa të njëpasnjëshme. Përveç rikthimit të drejtësisë, ministri Lloga ka punuar paralelisht edhe në respektimin e të drejtave të shqiptarëve nga institucionet gjyqsore dhe të prokurorisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments