10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri Krasniqi dhe kryetari i Shtimes Qemajl Aliu, vizituan ish-krerët e UÇK-së

Ministri Krasniqi dhe kryetari i Shtimes Qemajl Aliu, vizituan ish-krerët e UÇK-së

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu vizituan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Kështu ka njoftuar kryetari i Shtimes, I cili u shpreh se ish-krerët e UÇK-së vullnetin dhe moralin e kanë të lartë.

“Vullnetin e moralin e kanë të lartë, siç e kanë pasur besimin për fitore kur e kanë filluar luftën. Andaj, edhe rezultati përsëri do të jetë në favor të historisë sonë të lavdishme kombëtare e çlirimtare”, shkroi Aliu në Facebook.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

Ndërsa sot derisa po mbahet seanca gjyqësore, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, shqiptarë të diasporës po mbajnë protestë paqësore për të treguar mbështetjen e tyre për ish-drejtuesit e UÇK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments