3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri kontrovers Stoilkoviq nis të “kruhet”: Do ti bëj revizion mbi 3...

Ministri kontrovers Stoilkoviq nis të “kruhet”: Do ti bëj revizion mbi 3 mijë punësimeve të shqiptarëve përmes Marrëveshjes së Ohrit (VIDEO)

Zëvendëskryeministri dhe ministri në Ministrinë e komuniteve, Ivan Stoilkoviq ka bërë të ditur në Kanal5 se do ti bëj revizion mbi 3 mijë punësimeve që kanë kaluar përmes kësaj ministrie, më parë e njohur si sekretariat për Marrëveshjen e Ohrit.

Ai në një intervistë për “Kanal5” paralajmëroi gjithashtu një revizion të posaçëm për të gjithë ata që janë punësuar fillimisht përmes kësaj ministrie, e më pas janë shpërndarë nëpër institucionet tjera. Sipas vlerësimeve të Stoilkoviç, ka më shumë se 3,000 vende pune.

Stoilkoviq njoftoi se nga gjithsej 294 të punësuar në ministri që deri më parë udhëhiqej nga Artan Grubi, vetëm pesë janë maqedonas. Ai po ashtu bëri të ditur se 184 persona që nuk kanë ardhur në punë deri në fund të vitit do të zhvendosen nga ministria nëpër dikastere dhe institucione tjera.

Stoilkoviq është një politikan serb prorus në Maqedoninë e Veriut, i cili me emërimin e tij si ministër ka nxitur debate dhe reagime, për shkak të lidhjeve dhe bashkëpunimit me struktura antiperëndimore, si me partinë ruse të Vlladimir Putinit, duke qenë se ishte edhe pjesë e vizitave në Moskë, pastaj bashkëpunimin me liderin e republika Srpska, Dodik dhe struktura shtetërore serbe si Aleksandar Vulin dhe të tjerë që janë në listën e zezë amerikane.https://www.tetovasot.com/2024/07/ministri-kontrovers-stoilkoviq-nis-te-kruhet-do-ti-bej-revizion-mbi-3-mije-punesimeve-te-shqiptareve-permes-marreveshjes-se-ohrit-video/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments