11.6 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeMinistri iTransformimit digjital Stefan Andonovski /Aktualisht po bëhet revizion ndaj kuadrit të...

Ministri iTransformimit digjital Stefan Andonovski /Aktualisht po bëhet revizion ndaj kuadrit të BDI-së dhe LSDM-së

BDI duhet të kalojë një proces serioz të rindërtimit dhe të heqë qafe kuadrot kriminale”, tha Stefan Andonovski, ministri i Transformimit digjital, në “Daily Click” të TV21, i pyetur nëse qeveria aktuale do të bëjë paqe me BDI-në.

Ai tha se momentalisht po rrjedh revizioni ndaj kuadrit të BDI-së dhe LSDM-së dhe se rezultatet tashmë janë të dukshme.

“Tashmë jemi në fazën e revizionit të kuadrove të BDI-së dhe LSDM-së dhe jemi duke zbatuar procedurat. Tashmë ka rezultate, jeni dëshmitarë të situatave të tilla javën e kaluar. Vetëm në ministrinë time janë zbuluar më shumë se 20 lëndë kontestues, janë dhënë subvencione për kompanitë nuk duhej t’i merrnin, ose nuk kanë përmbushur detyrat e projektit. Ka nga ata që hapën një kompani, dorëzuan ndonjë risi, për shembull afishe për markimin e automjeteve taksi, morën subvencionim dhe më pas mbyllën kompanitë”, tha Andonovski.

Ministri Andonovski, foli për balancuesin, i cili tha se po luhet me ketë mjet, duke pasur parasysh se ka shumë që shkruajnë në baza të ndryshme etnike, vetëm për të gjetur punësim. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments