Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njoftoi për dhurimin e 11 mijë vaksinave kundër Covid-19, duke shprehur shpresën se ato do të mbërrijnë në 10 ditët e ardhshme.
- Për vaksinat tjera është bërë prokurimi me Komisionin Evropian për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe Maqedonia është në atë paketë. Me sa kam informacione, është në fazën përfundimtare dhe së shpejti të gjitha vendet evropiane, përfshirë Maqedoninë, do të furnizohen me vaksina kundër gripit dhe COVID-19, iu përgjigj ministri në pyetjen e një gazetari.
Ai u përgjigj në pyetjet e gazetarëve, pas inspektimit të punimeve të ndërtimit të klubit të parë social për adoleshentët dhe të rriturit me spektër autik, së bashku me ambasadorin bullgar Angel Angelov dhe kryetarin e komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Stojkoski.
I pyetur se deri ku janë procedurat për spitalin e Shtipit dhe Kërçovës, ai tha se është duke u përgatitur dokumentacioni.
- Aktualisht jemi duke përgatitur dokumentacionin në njësinë e projektit të Ministrisë së Shëndetësisë. Është duke u bërë një prerje tërthore deri në spitalet e Kërçovës dhe Shtipit në mënyrë që sa më shpejt të mund të shpallim blerje, me çka do të kërkojmë që të gjitha punët e mëtutjeshme të bëhen paralelisht në spitalin e Shtipit dhe në spitali në Kërçovë. Shpresoj dhe jam i sigurt që për herë të parë vitin e ardhshëm do të fillojnë të ndërtohen dy spitale në të njëjtën kohë dhe do të vihen në përdorim maksimumi brenda dy viteve pasi të ketë përfunduar ndërtimi. Më lejoni, shpresoj që në tetor – nëntor të dalim me një seksion të caktuar se çfarë na duhet dhe çfarë njoftimi do të bëjmë që të regjistrohen të gjithë ata që janë të interesuar për ndërtimin e këtyre dy spitaleve, shpjegoi Taravari.
Ai informoi se ka vizituar përshpejtuesin në Manastir dhe funksionon.
- Për sa i përket përshpejtuesve, kam qenë në Manastir, e kam vizituar dhe funksionon. Jemi në pritje të informacioneve për Shtipin. Por, nga fakti që po marr informacione jo definitive, është se vështirë se do të mund ta përdorim më tej atë përshpejtues, tha Taravari.