25.5 C
Tetovo
E hënë, 1 Korrik, 2024
BallinaLajmeMinistri i ri i Drejtësisë Igor Filkov-ZNAM, viziton burgun e Idrizovës: Janë...

Ministri i ri i Drejtësisë Igor Filkov-ZNAM, viziton burgun e Idrizovës: Janë shkaktuar dëme të mëdha nga përleshja fizike

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ka vizituar burgun e Idrizovës pas incidentit të djeshëm që ka ndodhur në infermierinë e mbyllur ku kanë mbetur të lënduar pjesëtarë të policisë së burgjeve dhe të burgosur.

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, në bisedë me drejtorin e burgut, Zoran Jovanovski, ministri u njoftua për ngjarjen si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet institucioni, mbipopullimin, mungesën e kushteve adekuate hapësinore për akomodim, mungesën e stafit mjekësor dhe personave përgjegjës për risocializimin.

“Pas kontrollit në ambulancë u gjetën 37 shufra metalike, 21 doreza druri, 3 kabllo, 12 vida, 15 thika, 4 kaçavida, një shiringë plastike me 2 gjilbëra, gërshërë, copa xhami të thyer dhe 3 karikues celulari. Gjatë konfrontimit fizik janë shkaktuar dëme më të mëdha materiale”.Në periudhën e ardhshme është e nevojshme miratimi i masave specifike për përmirësimin e kushteve dhe kushteve në burgje”, thonë nga Ministrai e Drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments