12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriqi: OKB-ja do të...

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriqi: OKB-ja do të përballet me rezistencë nëse shtyn Kosovën drejt anëtarësimit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “do të përballen me rezistencë të madhe” nëse do të përpiqen të shtyjnë Kosovën drejt anëtarësimit.

Mediumi serb, “Happytv” ka raportuar të hënën se Gjuriq është shprehur se Rezoluta për Srebrenicën është tema më e keqe që mund të paraqitet në OKB, duke shtuar se ajo u shfrytëzua politikisht.

“Kjo është tema më e keqe që mund të paraqitet në OKB, për krimin e tmerrshëm të luftës që ndodhi, të cilin askush nuk po e konteston, ku u desh të kalonim nga një pozicion mbrojtës në një pozicion më të avancuar. Shpjeguam në detaje se është përdorur politikisht dhe s’ka pasur marrëveshje në Bosnjë dhe Hercegovinë. Marrëveshja e Dejtonit është shkelur. Kjo është tentativë për zënkë mes serbëve dhe boshnjakëve, për ta kthyer rajonin drejt së kaluarës, kjo është një përpjekje për të shkaktuar dëme të mëdha, janë shkelur edhe rregullat e OKB-së”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se Serbia do të sillet me përgjegjësi ndaj vendeve në kontinentin evropian dhe do të luftojë për të fituar miq. Sipas Gjuriqit, Kosova ka humbur njohjen e gjysmës së vendeve të OKB-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments