-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i PJ në RMV Mucunski-Ambasadorja e SHBA-së Aggeler: Fokusi i qeverisë...

Ministri i PJ në RMV Mucunski-Ambasadorja e SHBA-së Aggeler: Fokusi i qeverisë është përshpejtimi i procesit eurointegrues të vendit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler dhe zëvendës shefen e sapoemëruar e misionit në Shkup, Nicole Varn.

Gjatë takimit, ministri Mucunski përsëriti mirënjohjen e tij për mbështetjen afatgjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për proceset e përgjithshme reformuese në vend.

U konfirmua reciprokisht interesimi për ruajtjen e vazhdimësisë në dialogun politik ndërmjet dy vendeve mike, vazhdimin e aktiviteteve në kuadër të Dialogut Strategjik, si dhe bashkëpunimin partneritet në kuadër të Aleancës NATO.

Gjatë takimit, ministri Mucunski përsëriti mirënjohjen e tij për mbështetjen afatgjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për proceset e përgjithshme reformuese në vend. U konfirmua reciprokisht interesimi për ruajtjen e vazhdimësisë në dialogun politik ndërmjet dy vendeve mike, vazhdimin e aktiviteteve në kuadër të Dialogut Strategjik, si dhe bashkëpunimin partneritet në kuadër të Aleancës NATO.

Në të njëjtën kohë, u rikorfimua fokusi i fuqishëm i Qeverisë së re në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit dhe realizimin e reformave që do të nënkuptojnë progres të prekshëm për qytetarët, në radhë të parë në fushën e sigurimit të zhvillimit ekonomik dhe avancimit të sundimit të ligjit, si dhe lufta kundër korrupsionit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments