-0.1 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMinistri i MPJ-së në RMV do të mund t’i tërheq ambasadorët që...

Ministri i MPJ-së në RMV do të mund t’i tërheq ambasadorët që nuk i kanë paraqitur tezat para komisionit parlamentar

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot miratoi interpretimin autentik të nenit 39 të Ligjit për Punë të Jashtme, i cili e konsideron paraqitjen e tezave diplomatike para deputetëve si kërkesë të domosdoshme ligjore për çdo kandidat për ambasador.

Domethënë, pas miratimit të këtij interpretimi autentik, Ministri i Punëve të Jashtme do të ketë dorë të lirë për të tërhequr ambasadorët që janë dërguar në mision diplomatik me nënshkrimin e ish-presidentit Pendarovski, por që më parë nuk i kanë paraqitur tezat para komisionit parlamentar për punët e jashtme.Me 62 vota “për” Deputetët në Kuvendin e RMV-së votuan dy interpretimet autentike, ku hapet mundësia që të thirren ambasadorët, të cilët para se të dërgohen në misione diplomatike nuk kishin qenë në seancë dëgjimore para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.  

“Kundër” votuan vetëm 6 deputetë, shumica të LSDM-së, kurse nga Fronti Evropian u shprehën kundër interpretimit.  

Bëhet fjalë për ambasadorë të cilët në misione ishin dërguar vetëm me lejen e ish-Presidentit Pendarovski dhe deri në fund të janarit duhet të kthehen në RMV.

Në mesin e tyre është edhe Ljubomir Fërçkovski, I cili tashmë është kthyer nga misioni në OKB pasi u dorëhoq për shkak të dyshimeve për veprime të jashtëligjshme. Në listë përmenden edhe diplomatët sikurse Andrej Zhernovski në Bukuresht, por edhe ambasadorët në Bruksel, OSBE, Pragë, Sofje, Stokholm, Sarajevë, Londër. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments