Ministri i brendshëm teknik, Naqe Çulev, do ta informojë Qeverinë për çështjen e dokumenteve të udhëtimit. Aktualisht, siç tha Çulev, 14.900 qytetarë janë duke pritur që t’u lëshohen pasaportat, ndërsa ka vetëm rreth 4,900 formularë. Dërgesa e re nga operatori ekonomik “Veridos” duhet të arrijë për më shumë se një muaj, prandaj po bëhen përpjekje për t’u shkurtuar periudha e prokurimit. Për problemin me lëshimin e dokumenteve të udhëtimit ministri edhe sot e fajësoi paraardhësin e tij, Oliver Spasovski.
Periudha nga porositja e deri te prodhimi është gjashtë muaj. Pasaportat nuk janë porositur në numër të mjaftueshëm dhe me kohë. Tani po përballemi me mungesë dhe numër të pamjaftueshëm të dokumenteve të udhëtimit. Si Ministri e Brendshme do t’u dalim në ndihmë qytetarëve me kushte të kufizuara duke pasur parasysh numrin e kufizuar të dokumenteve të udhëtimit. Dërgesa e re e dokumenteve të udhëtimit sipas kontratës do të arrijë më 24 mars të këtij viti, kjo është pak më shumë se një muaj”-tha Naqe Çulev, ministër i brendshëm teknik.