Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka pritur me ceremoni ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler.
Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete, ku mediat mund të marrin pamje.
Më pas, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndërsa pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për media, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
Ministri turk do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.