1.3 C
Tetovo
E diel, 17 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci: Turqia ndau 1 milion dollarë...

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci: Turqia ndau 1 milion dollarë për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kanë pranuar donacionin e Qeverisë së Turqisë në vlerë prej 1 milion dollar amerikan të ndara për FSK-në, përcjell TV21. Maqedonci tha se marrëdhëniet mes dy vendeve gjithmonë kanë qenë në nivele të larta dhe shtoi se, Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

“Dje zyrtarisht kemi pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake.

Falendëroj Republikën e Turqisë për donacionin dhe sigurojë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments