Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të enjten se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, “nuk mund të lejohet më të ekzistojë” pasi spitali Soroka në Izraelin jugor u godit gjatë një sulmi me raketa iraniane, raporton Agence France-Presse (AFP).
Israel Katz u tha gazetarëve në Holon pranë Tel Avivit se “Khamenei deklaron hapur se dëshiron që Izraeli të shkatërrohet – ai personalisht jep urdhrin për të qëlluar spitalet.
“Ai e konsideron shkatërrimin e shtetit të Izraelit si një qëllim, Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë”, tha ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.