Lajmi interaktiv
www.telegrami.mk
Nuk është risi Ministri i Bujqësisë ,pylltarisë dhe ujrave Lupço Nikolovski që prej fillimit të mandatit MINISTËR ,rri varrur në të gjithë regjionet e Maqedonisë përveç në Pollog ,pra subvencione me blerjen e duhanit,specave domateve rrushit etj,e kuptojmë se u duhen votat nga bujqit ,por bujq dhe taksapagues janë edhe bujqit dhe blegtorët tetovarë ,gostivaras etj në rajonin e Pollogut ,edhe më keq edhe kur ministër ishte nga rradhët e Besës njëjtë situata ,subvencionet e qumështit ende nuk i kanëmarë bujqit në Pollog.do ishte mirë që ti kërkohet llogaridhënie sa ka nda për 4 vite subvencione nëpër 8 regjionet në Maqedoni të Veriut do jetëtepër dëshpruese edhe për vetë BDI-në…PLUS MË KEQ KY INFORMACION PËR SUBVENCIONE PËR VRESHTARËT VJEN DHE SHPËRNDAHET NGA SELIA E LSDM ,thua se ato i kanë ndarë nga buxheti VETANAK-partiak …www.telegrami.mk

Kultivuesit e rrushit për prodhim të verës do të marrin subvencione prej 40.000 deri në 52.000 denarë për hektar, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Me ndryshimet në programin për pagesa direkte, subvencionet për kultivuesit rriten nga 40.000 denarë për hektar në 52.000 denarë për hektar.
Gjithashtu, po krijohet një masë e re për të mbështetur vreshtarët për rrushin e prodhuar të verës që dorëzohet në objektet e regjistruara të prodhimit të verës me denarë shtesë për kilogram.
Deri në fund të vitit do të vijojë realizimi i paradhënies prej 30 për qind të subvencioneve, me të cilën janë siguruar 150 milionë denarë për kultivuesit, thonë nga LSDM.