9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMINISTRI I KULTURËS PROF.DR HUSEIN ISMAILI PREMTON PËRMIRËSIMIN E KËTIJ DIKASTERI

MINISTRI I KULTURËS PROF.DR HUSEIN ISMAILI PREMTON PËRMIRËSIMIN E KËTIJ DIKASTERI

Disa nga Ministrat e rinj që u votuan mbrëmë në Kuvend, sot kanë pranuar postin nga ana e ministrave të deritanishëm. Ministri i ri i Kulturës, Hysni Ismaili e pranoi detyrën ndërkaq theksoi se nga ministri i deritanishëm po e trashëgon një ministri kulture që është më e etabluar, më e qetësuar dhe në këtë mënyrë do ta ketë më të lehtë se sa paraardhësi i tij. I pyetur nëse do të mund të drejton këtë ministri, pasi ai deri më tani ka vepruar në fushën e shëndetësisë, Ismaili tha se paralelisht ka qenë aktiv edhe në sferën e kulturës, se është marrë me redaktim dhe botim të librave nëpër shtëpi të ndryshme botuese, si dhe ka marrë pjesë në përgatitje të dokumentarëve të ndryshme.

Hysni Ismaili, Ministri i ri i Kulturës

“Asaf Ademi ka qenë një ministër që bëri shumë ndryshime. Unë e kam ma lehtë ngase e kam mikun tim Asafin në çdo moment mund ta kontaktojë. Situata është më e qetësuar, më e etabluar dhe mendoj se do të jetë shumë më lehtë. Në aspektin tjetër mendoj se Ministria e Kulturës është një servis në rreth parë të institucioneve të kulturës, punëtorëve të kulturës, që janë mjaft, me problemet e tyre me brengat, por besoj se në të ardhmen do t’i arrijmë ato qëllimet dhe synimet për të cilën edhe kemi ardhur në këtë post”

Ndërkaq ish Ministri Ademi tha se  për dallim nga momenti kur ka marrë këtë ministri, buxheti tani është më i konsoliduar. Postin e ministrit e pranoi edhe Naser Nuredini, i cili zyrtarisht u bë njeriu i parë i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Postin e dorëzoi ministri i deritanishëm Sadulla Duraki, i cili tani do të drejtojë ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Duke theksuar se tashmë është i njohur me sfidat, projektet aktuale dhe të ardhshme të Ministrisë së Mjedisit, ministri i sapoemëruar në Ministrinë e Mjedisit Naser Nuredini, para punonjësve konfirmoi angazhimin e tij me mbështetjen e stafit të ekspertëve të Ministrisë për të vazhduar zbatimin e politikave të mira në mjedisin jetësor dhe planifikimin hapësinor.

Ndryshe, mbrëmë me 65 vota “për” dhe 25 “kundër” Kuvendi i zgjodhi Ministrat e ri të Qeverisë. Trajan Dimkovski është zgjedhur ministër i bujqësisë, Goran Milevski, ministër i vetëqeversjes lokale, Hysni Ismaili, ministër i Kupturës, Naser Nuredini i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe Sadulla Duraku, ministër i ministrisë së re për sistem politik. Posti i Ministrit të Financave ka mbetur i zbrazët, pasi kryeministri Zoran Zaev, dje e tërhoqi kandidaturën. Megjithatë ai do të udhëheq me këtë ministri derisa të zgjidhet një ministër i ri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments