Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dushanka Divjak Tomiq. Në takim me ambasadoren Divjak-Tomiq u theksuan marrëdhëniet e mira në fushën e kulturës, të cilat deri më tani kanë rezultuar në projekte dhe iniciativa të shumta në të gjitha veprimtaritë e kulturës.
Ministri i Kulturës Ismaili informoi për takimin me ministrin e Kulturës dhe Informatave të Republikës së Serbisë, Vlladan Vukosavljeviq, të cilin e mbajti në dy raste në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Ministrave të Kulturës të organizuar nga UNESKO-ja në Paris, si dhe gjatë Forumit të Katërt për Bashkëpunim Kulturor midis RP të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që u mbajt në Shkup muajin e kaluar. Në takim, bashkëbiseduesit ranë dakord që iniciativa për formimin e qendrave kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Serbisë ka një rëndësi të madhe, ndërsa u theksua edhe bashkëpunimi në planin multilateral, si dhe rëndësia e bashkëpunimit të të dyja vendeve në kuadër të “Iniciativës 17+1” të RP të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.