Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, realizoi takim pune me kryetarin e Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoninë e Veriut, Bejxhan Iljaz.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet tradicionalisht të mira me komunitetin turk në Maqedoninë e Veriut, si dhe për bashkëpunimin e gjerë që Ministria e Kulturës e ka me institucionet kombëtare, shoqatat, organizatat dhe individët e turqve etnikë në vend. U bë fjalë për projektet e ardhshme që synojnë pasurimin e jetës kulturore të komunitetit turk në territorin e gjithë vendit, si dhe për mundësitë e projekteve të bashkëproduksionit që synojnë ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, si njëra nga shtyllat kryesore të Qeverisë.