9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës, Hysni Ismaili, realizoi takim pune me ambasadorin e Hungarisë,L.I....

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, realizoi takim pune me ambasadorin e Hungarisë,L.I. Duks

Bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e kulturës
ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë ishte tema kryesore e bisedës në takimin e sotëm të ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, me ambasadorin hungarez në vendin tonë, Laslo Ishtvan Duks.

Në takim, ministri Ismaili vuri në dukje se ndërmjet të dyja vendeve ekziston një nivel solid i bashkëpunimit në fushën e kulturës, me shfaqjet e ansambleve dhe individëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në festivalet ndërkombëtare në Hungari dhe pjesëmarrja e artistëve hungarezë në manifestimet muzikore dhe artistike të mbajtura në Maqedoni. Ai informoi se Ministria e Kulturës sivjet në kuadër të Programit Vjetor e mbështeti performancën e ansamblit folklorik “Vapcarov” në “24-Danube Carnival International Cultural Festival”, ndërsa Shoqata Hungareze në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Budapest e realizoi manifestimin “Pranvera kulturore maqedonase”.

Ismaili dhe Duks ranë dakord se nevojitet shkëmbim më i madh i projekteve dhe artistëve, si dhe një bashkëpunim më i madh i drejtpërdrejtë ndërmjet institucioneve në fushën e kulturës.

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor
Image may contain: 2 people, indoor
Image may contain: 1 person, sitting and indoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments