Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, ishte në Manastir ku realizoi vizitë pune në institucionet në fushën e kulturës.
Ministri i Kulturës gjatë vizitës në: Bibliotekën Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”; Teatrin Kombëtar; Qendrën e Kulturës; Entin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut – Manastir dhe IN Muzeun e Alfabetit Shqip, u njoftua me aktivitetet e zbatuara, por edhe me projektet që zbatohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Në takim me drejtorët e këtyre institucioneve, ministri i Kulturës, Ismaili, theksoi se Ministria e Kulturës, në kuadër të konkurseve vjetore, vazhdimisht e jep mbështetjen e vet për të zbatuar më tepër projekte nga të gjitha veprimtaritë në fushën e kulturës – dramatike, filmike, muzikore, artistike, popullore, të muzeut dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Ai theksoi se në kuadër të Programit për shfrytëzimin e mjeteve për dotacionet kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale në fushën e kulturës për vitin 2019, për Komunën e Manastirit, për rregullimin e brendshëm të objektit “Kinemaja Manaki” – Manastir, janë siguruar mjete në shumë prej 8,637,607,00 denarë.
Ministri i Kulturës, Ismaili, vuri në dukje se Ministria e Kulturës tradicionalisht e jep mbështetjen e vet në realizimin e manifestimeve në fushën e kulturës në këtë qytet, në mesin e të cilave janë: “Festivali i Shekspirit në Manastir”, Festivali i Monodramës, Festivali “Ditët e Ilindenit” dhe ngjarje të tjera. Ministri i Kulturës e theksoi edhe një pjesë të projekteve në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, të tilla si: kërkimet sistematike arkeologjike të Heraklea Linkestis; realizimi i projektit për ruajtjen dhe restaurimin në brendësi të Xhamisë së Mehmed Efendisë në Manastir; ruajtja dhe restaurimi i fasadave të IN Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut – Manastir (faza II); kërkimi në lokalitetin Velushka Tumba dhe projekte të tjera.
Ministri i Kulturës, Ismaili, e vizitoi edhe Sarajin në Resnjë, i cili është njëri nga shembujt më përfaqësues të objekteve të ndërtuara në stilin neoklasik në vendin tonë. Sot, ndërtesa e Sarajit është Shtëpia e Kulturës “Dragi Tozia” dhe në të është vendosur ekspozita e përhershme e veprave të piktores maqedonase, Keraca Visulçeva, dhe galeria e veprave të Kolonisë së Qeramikës së Resnjës.
Sa i përket projektit për konservimin e Kishës së Shën Gjergjit në f. Kurbinovë, institucioni kompetent Enti dhe Muzeu në Manastir po punon në raportin final nga të gjitha kërkimet e parapara dhe të ndërmarra dhe koncipimin final të propozim-programit të projektit dhe finalizimin e Projektit për konservim.






