Me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mori pjesë dhe mbajti fjalim në hapjen e ekspozitës së fotografive „Kina në sytë e mi“ sot në BUK “Shën Kliment Ohridski“ – Shkup.
Ministri Ismaili në fjalimin e tij para të pranishmëve, , me rastin e përvjetorit të madh dhe të rëndësishëm dërgoi urime për ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jin Li Shjen.
Ai theksoi se opinioni i Maqedonisë gjithnjë me ngazëllim i ndjek përmbajtjet kulturore të cilat vijnë nga RP e Kinës, dhe shpreson se edhe në të ardhmen do të realizohen edhe shumë ngjarje të këtilla të cilat do të kontribuojnë për t’u njohur më mirë dhe për t’u afruar me kulturën, sipas nesh, të vendit mik.
Ismaili, shtoi se ekspozita që nëpërmjet fotografive i përshkruan bukuritë natyrore dhe pamjet urbane të Republikës Popullore të Kinës, është vetëm edhe një konfirmim për lidhjet e thella ndërmjet të dyja vendeve, në të cilat punohet me përkushtim edhe nëpërmjet Qendrës Koordinuese për Bashkëpunim ndërmjet Kinës dhe vendeve të ELQ-së dhe ku me rëndësi të madhe është pikërisht zhvillimi i bashkëpunimit kulturor ndërmjet vendeve të kësaj iniciative.