Delegacioni qeveritar vendosi lule te përmendorja e Shën Klimentit të Ohrit përpara Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Shkup me rastin e festës – 8 dhjetori Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot vendosi lule të freskëta te përmendorja e Shën Klimentit të Ohrit përpara Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Shkup, me rastin e festës – 8 dhjetori, Ditës së Shën Klimentit të Ohrit. Për nder të Shën Klimentit, themeluesit të Shkollës së Ohrit, të njohur edhe si “Universiteti i Parë Ballkanik dhe Evropian” dhe mbrojtës i KOM-KO, në këtë eveniment delegacionin e Qeverisë e udhëhoqi ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska dhe koordinatori kombëtar për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunimit ndërsektorial, Robert Alagjozovski.