Ministri i jashtëm kroat dhe punëve evropiane Gordan Grliç Radman ka deklaruar sot se sjellja aktuale e Serbisë është e patolerueshme, duke vazhduar mos harmonizimin e politikës së saj me atë të BE-së dhe vendosje e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak sulmit në Ukrainë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.
Këtë deklaratë Radman e bëri në prag të takimit të ministrave të vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg, ku shtoi se “gjithnjë e më shumë po rritet presioni ndaj Beogradit që të vendos cilës rrugë do të shkojë”.
Nga Serbia si vend që po bisedon për anëtarësimin në BE, pritet të vazhdoj harmonizimin e politikës së saj me politikën e BE-së sipas vlerave edhe parimeve”, tha Radman.
Radman ka deklaruar se në takimin e shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së do të bisedohet për rëndësinë që ka Ballkanit perëndimor dhe stabilitetin e rajonit.
“BeH është në krizë të thellë politike. Përmes reformës zgjedhore duhet të sigurohet ligjshmëria dhe integriteti i zgjedhjeve të ardhshme në BeH”, ka thënë Grliç Radman.