7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiMinistri i Finansave FATMIR BESIMI: Qëndrime të pavarura dhe kontroll më i...

Ministri i Finansave FATMIR BESIMI: Qëndrime të pavarura dhe kontroll më i madh mbi financat publike

Kontrolli më i madh dhe sigurimi i qëndrimeve të pavarura, objektive dhe profesionale mbi buxhetin dhe strategjinë fiskale do të sigurohejë Këshilli Fiskal, i cili parashikohet të përcaktohet me ligjin e ri të buxhetit. Në debatin publik për këtë ligj, Ministri i financave Fatmir Besimi vuri në dukje se këshilli do të zgjidhet nga Kuvendi dhe se do të bëhet fjalë për ekspertë të pavarur në fushën e financave publike, makroekonomisë ose ekonomisë.

Besimi vuri në dukje se zgjidhja ligjore parashikon propozime për 3 anëtarë të trupit të pavarur për të paraqitur propozime nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Enti shtetërorë për revizion dhe Banka Popullore. Mandati i anëtarëve të Këshillit Fiskal është 6 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje.

Përndryshe, me ligjin e ri për buxhet parashikohet vendosja e rregullave fiskale, kufijtë e borxhit publik dhe deficitit dhe në këtë mënyrë përsëri përforcimi i kontrollit në financat publike.

Përveç përforcimit të kontrollit, ligji i ri i buxhetit sistemik parashikon dhe forcimin e planifikimit përmes futjes së buxhetimit afatmesëm dhe Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Financave Publike IFMIS, i cili do të monitorojë realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve nga planifikimi i tyre deri në zbatimin përfundimtar.

Sa i përket transparencës, përmes rritjes së kualitetit dhe kuantitetit të raporteve financiare do të përforcohet transparenca financiare. Me Ligjin e ri krijohet për herë të parë Regjistri i Subjekteve Publike, i cili do të jetë i disponueshëm për opinionin dhe do të regjistrojë të gjitha personat juridik të krijuar drejtpërdrejt ose indirekt nga shteti ose komunat. Në këtë mënyrë do të sigurohet gjithëpërfshirje dhe transparencë për të gjitha njësitë publike, qoftë në nivelin qendror apo lokal.

Propozim-ligji për buxhet ishte vendosur për komentim në ENER dhe dje u zhvillua debat publik në të cilin, përveç Ministrit të financave, përfaqësues të Bankës Botërore, FMN dhe Komisionit Evropian, si dhe përfaqësues të ekspertëve, Dhomave të tregtisë dhe OJQ-ve , në të cilën u diskutua ligji dhe propozimet që u paraqitën në ENER dhe u implementuan në ligj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments