1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi / Dyqanet që shtrenjtojnë produktet me “çmime...

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi / Dyqanet që shtrenjtojnë produktet me “çmime të ngrira” mund t’i paraqitni në numrin 191

Ministri i ekoomisë Kreshnik Bekteshi ka bë thirrje te qytetarët që të paraqesinnë numrin 191 shitësit që nuk respektojnë vendimin e qeverisë për ngrirjen e çmimeve të produkteve elementare ushqimore. “U bëj thirrje qytetarëve që në rast të rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të lajmërohen në numrin pa pagesë 191 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut”, shkruan Bekteshi në facebook, transmeton Zhurnal. Në këtë linjë telefonike pa pagesë, të gjithë qytetarët mund të raportojnë parregullsi të tregtarëve të cilët nuk e respektojnë Vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. “Në bazë të Vendimit të shpallur në Gazetën Zyrtare, duke filluar nga data 06.12.2021, ngrihen çmimet e aplikuara më 01.12.2021 në tregtinë me shumicë dhe pakicë të:

– bukës
– sheqerit
– miellit – tip 400
– vajit të lulediellit për gatim
– qumështit të freskët me yndyrë prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%ç
– mishit dhe produkteve të mishit
– djathit dhe gjizës

Ky vendim do të vlejë deri më 31 janar 2022”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments