Ministri i drejtësisë, Bojan Maricic, mbetet i mendimit se në 100 ditët e para të qeverisë, do të vërtetojnë një model që do të sigurojë pastrim efikas dhe objektiv të gjyqësorit.
Në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat, Mariçiq sqaroi:
“Në 100 ditët e para, do të kemi një model sipas të cilit kjo do të zbatohet dhe pikërisht kjo është ajo për të cilën punojmë në këtë moment. Për këtë është e rëndësishme që Gjykata Supreme, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik të marrin pjesë në proces, si përgjegjës të drejtpërdrejtë për zbatimin e këtij procesi,” tha Mariçiq.