12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë, Krenar Lloga: VMRO-DPMNE e ka mbrojtur Merkon, katër vite...

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga: VMRO-DPMNE e ka mbrojtur Merkon, katër vite nuk keni vepruar sipas raporteve

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se VMRO-DPMNE-ja e ka mbrojtur kryetarin e Strugës Ramiz Merko, sepse derisa kanë qenë në pushtet nuk kanë proceduar asnjë kallëzim kundër tij.

Ai këtë e tha në përgjigje të një pyetjeje të ngutshme në seancën e sotme të Kuvendit.

Edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski pyeti ministrin e Drejtësisë Lloga, i cili dikur ka qenë punëtor i Komunës së Strugës, se pse nuk janë trajtuar ende gjashtë lëndë kundër Ramiz Merkos dhe nëse janë vlerat evropiane ato që kanë udhëhequr partisë së tij Aleanca për Shqiptarët që hyn në Qeveri.

Lloga është përgjigjur se është në pritje të raportit nga Këshilli Gjyqësor që do të bëhet nga kontrolli në Gjykatën Themelore në Strugë.

Ai tha se në kohën kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet, në prokurorinë e Strugës dhe në MPB i kishte dorëzuar së paku 20 lëndë nga kryetari i atëhershëm Ziadin Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments