11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë Krenar Lloga: Të shkarkohen anëtarët e këshillit gjyqësor

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga: Të shkarkohen anëtarët e këshillit gjyqësor

Ajo që ndodhë në Këshillin Gjyqësor na shqetëson të gjithëve, e dënoj atë dhe unë pres që të kthehemi në normalitet jo vetëm në atë institucion por edhe tjerat, po bisedoj me partitë politike dhe me pushtetin që të gjejmë zgjidhje, një nga zgjidhjet e mundshme është që me dispozita ligjore të mundësojmë ndalesë të mandatit për të gjithë përbërjen aktuale të Këshillit Gjyqësor,” deklaroi Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë.

Kompetencat dhe fuqia e këtij trupi jashtëzakonisht të kritikuar është thuajse e pakufishme, andaj përmes ndryshimeve ligjore po synohet gjithashtu t’i jepet fund kësaj dhe anëtarët e këtij institucioni, të mos jenë më të paprekshëm.

Ashtu si kërkesat e organizatave joqeveritare për dorëheqje, dukshëm as kjo deklaratë e Llogës nuk e shqetëson Këshillin Gjyqësor.

“Këshilli Gjyqësor nuk do të komentojë deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga. E drejtë dhe kompetencë e ministrit është që të propozojë ndryshime ligjore,” thanë nga Këshilli Gyjqësor në RMV.

Edhe pse kriza në këtë institucion nisi me shkarkimin e kundërligjshëm të tashmë ish-kryetares Vesna Dameva, nga Këshilli Gjyqësor refuzojnë që proces-verbalin e asaj seance kritike t’ia dorëzojnë ministrit Krenar Lloga, edhe pse ai është anëtar pa të drejtë vote.

Përpos besimit shumë të ulët të qytetarëve në këtë institucion, raporti i OSBE-së i realizuar me gjykatës tregoi që në fakt as gjykatësit s’besojnë që ky trup punon në drejtim të duhur. 73 për qind e tyre ishin shprehur se Këshilli Gjyqësor nuk mbron pavarësinë e tyre.

Deri tani nga Këshilli Gjyqësor për shkak të këtyre skandaleve, dorëheqje kanë dhënë gjykatësit Zoran Gerasimovski dhe Mirjana Radevska Stefkova. ALSAT mëson se ditëve në vijim priten edhe dorëheqje të reja. /alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments