1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri I Drejtësisë Krenar Lloga takon nxënësit e disa shkollave, për nderë...

Ministri I Drejtësisë Krenar Lloga takon nxënësit e disa shkollave, për nderë 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka njoftuar se sot me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve ka pritur në takim nxënës të disa shkollave të Shkupit.

Nxënës të SHFK “25 Maji” -Hasanbeg, SHFK “Goce Dellçev” – Qendër dhe fëmijët e të punësuarve në Ministri, e vizituan Ministrinë e Drejtësisë dhe u njohën me mënyrën e punës dhe funksionimin e këtij institucioni.“Me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve, nxënësit e SHFK “25 Maji” -Hasanbeg, SHFK “Goce Dellçev” – Qendër dhe fëmijët e të punësuarve në Ministri, e vizituan Ministrinë e Drejtësisë dhe u njohën me mënyrën e punës dhe funksionimin e këtij institucioni.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga priti fëmijët në zyrën e tij, u dha dhurata dhe i dëgjoi dëshirat dhe nevojat e tyre. Ai u tha se nuk duhet të jenë pasivë por aktivë në shoqëri. Të debatojnë me njëri-tjetrin, të tregojnë kur nuk janë dakord, të kenë empati dhe të jenë solidarë.
Fëmijët interesoheshin për drejtësinë, për të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe për shumë tema interesante që lidhen me sistemin juridik.
Për të siguruar mbrojtje më të mirë të fëmijëve, është i nevojshëm veprim i përbashkët i të gjitha institucioneve kompetente, si dhe ndërmarrja e detyrimeve dhe përgjegjësive që janë të parashikuara në Konventën për të Drejtat e Fëmijës.
Fëmija gjithmonë mund t’ua mësojë të rriturve tre gjëra: të jenë të lumtur pa arsye, të jenë gjithmonë të zënë me diçka dhe të dinë se si, me forcat e tyre, të kërkojnë atë që duan.
Fotografitë janë publikuar me pëlqimin e prindërve”, njoftoi ministria e drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments