Gjermania mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt proceseve eurointegruese, theksoi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në takimin e sotëm me u.d ambasadori i Gjermanisë, Oto Graf.
Dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për ndryshimet kushtetuese, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe situatën aktuale në gjyqësor.
“Ministri Lloga e njoftoi Grafin se Preambula në Kushtetutë është prioritet dhe se në periudhën në vijim pritet që të formohet një grup ekspertësh për përgatitjen e këtyre ndryshimeve. U diskutua edhe për idenë e përgatitjes së Kodit të ri Zgjedhor dhe formimin e një grupi punues, i cili pritet që së shpejti të kompletohet dhe ta verifikojë metodologjinë e punës. Graf u informua lidhur me axhendën legjislative në Kuvend, Strategjinë për reformat në gjyqësor 2023-2027, vetingun dhe shpërndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike”, kumtuan nga Ministria.
U.D. Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Oto Graf, theksoi se mbështet të gjitha përpjekjet dhe iniciativat lidhur me integrimin e vendit në BE.