9.9 C
Tetovo
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë Krenar Lloga letër ndërkombëtare, Bullgaria s’respekton vendimet e gjykatës

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga letër ndërkombëtare, Bullgaria s’respekton vendimet e gjykatës

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, u ka dërguar njoftim me shkrim ambasadës së ShBA-ve, Delegacionit të BE-së, Misionit të OSBE-së dhe Zyrës së Programit të Këshillit të Evropës, me të cilin i informon për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga ana e Republikës së Bullgarisë.

Në njoftimin me shkrim që është dërguar së bashku me 14 aktgjykimet, thuhet se Ministria e Drejtësisë po kërkon mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Përmbushja e këtij qëllimi nënkupton ekzistencën e përkushtimit të vazhdueshëm dhe respektimin e vazhdueshëm të obligimeve ndërkombëtare që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka ndërmarrë si vend që aktualisht është në proces të integrimeve evropiane.

Respektimi i dokumenteve ndërkombëtare është një segment jashtëzakonisht i rëndësishëm për të cilin veçanërisht vendet anëtare të BE-së, por edhe vendet që pretendojnë të anëtarësohen në BE, duhet t’i mbështesin dhe t’u përkushtohen.

Bashkësia ndërkombëtare është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili është i përfshirë në të gjitha proceset reformuese dhe një partner që padyshim fuqishëm dhe vazhdimisht përkushtohet për respektimin e sundimit të ligjit. Prandaj, Ministria e Drejtësisë vlerëson se është çështje e një rëndësie të veçantë aktualizimi i çështjes së moszbatimit të vendimeve të GjEDNj-së, duke theksuar nevojën e mbështetjes nga bashkësia ndërkombëtare për zbatimin konsekuent të vendimeve të gjykatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments