3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë, Krenar Lloga: Këshilli Gjyqësor ta lirojë Gjorgievën nga Komisioni...

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga: Këshilli Gjyqësor ta lirojë Gjorgievën nga Komisioni i raportuesve

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, përmes një letre me shkrim kërkon nga Këshilli Gjyqësor për shkak të konfliktit të interesit lirimin e Loreta Gjorgieva nga Komisioni i raportuesve sipas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës.

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në shkresën e tij drejtuar Këshillit Gjyqësor thekson se, edhe përkundër udhëzimit paraprak për dorëzimin në kohë të materialeve, ato nuk i janë dorëzuar as para dhe as pas mbajtjes së seancës, e cila është mbajtur më 23 nëntor.

Është e palejueshme që Ministri i Drejtësisë të informohet për pikat e rendit të ditës nga mediat përmes të cilave jemi njoftuar për zgjedhjen e Loreta Gjorgievës për anëtare të Komisionit. Për shkak të konfliktit të interesave dhe faktit se Gjorgieva mbrojti publikisht gjyqtarin Lazar Nanev, i cili së fundi u lirua nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Këshillit të TIK-ut, Ministri i Drejtësisë kërkon që Këshilli Gjyqësor të lirojë Gjorgievën nga Komisioni i raportuesve sipas kërkesave të paraqitura për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit.

Nëse Gjorgieva nuk lirohet nga komisioni, Këshilli Gjyqësor kryen një precedent të keq që do të zvogëlojë besimin edhe ashtu të ulët të qytetarëve në sistemin e gjyqësorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments