Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ftuar në jubileun (10 vjeçar) të Kongresit Botëror të Biznesit Turk, që mbledh në një vend personalitete të biznesit, akademikë, artistë dhe sportistë, me origjinë turke dhe nga vendet mike të Turqisë, nga e mbarë bota, ku morën pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë si presidenti Taip Rexhep Erdogan, Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, Ministri i Tregëtisë Prof.Dr.Omer Bolat, Kryetari i DTIK, Nail Olpak, si dhe ministra nga disapora dhe shtetet mike.
Ky Kongres afron biznesin me diasporën turke, rrit bashkëpunimin mes shteteve turkfolëse dhe diasporës së tyre që jashtë kufijve respektive paraqitet si një komunitet i vetëm. Kongresi Botëror i Biznesit Turk (DTIK) për 10 vite ka arritur të ngrejë bashkëpunimin, ka rritur forcimin e ekonomisë së shtetit dhe asaj private, në vendet përkatëse dhe në botë.
Përveç marëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore, mbështetjes së vazhdueshme në projekte të ndryshme me rëndësi, Turqia shërben si shembull ku një vend krijon politika të avancuara, ku ne vetëm mund të përfitojmë nga përvojat në fjalë.
Ky event ishte një shembull i mirë që duhet ndjekur edhe nga Maqedonia e Veriut, sepse ka një diasporë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës dhe e koncentruar në tri kontinente.
Duke patur parasysh se edhe populli shqiptar regjistron një numër të madh të mërgimtarëve në thuajse të gjitha vendet e botës, mes të cilëve spikaten shumë personalitete që kanë arritur majat e suksesit në sfera të ndryshme, një Kongres si ky do të hapte mundësi të reja zhvillimi dhe avancimi për diasporën shqiptare, unifikimin që duhet të përçohet në vendet respektive për zhvillimin ekonomik, social, kulturor, teknologjik dhe gjithçka tjetër që mund të vihet në funksion të përafrimit shpirtëror dhe ekonomik.