8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë Krenar Lloga-Di Xhovani: Çdo fëmijë meriton të jetë i...

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga-Di Xhovani: Çdo fëmijë meriton të jetë i mbrojtur nga sistemi

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me përfaqësuesen nga organizata UNICEF, Patricia Di Xhovani dhe me zyrtaren për mbrojtje të fëmijëve, Olimpija Markovska.

Gjatë takimit u bisedua për përparimin e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e tyre dhe Strategjinë për parandalimin e sjelljeve delikuente të fëmijëve.

Duke iu referuar të drejtave të fëmijëve, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se drejtësia për fëmijët është një nga prioritetet kryesore për Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka ratifikuar Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe po bën përpjekje për realizimin e të drejtave të tyre në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse, si në nivel strategjik, ashtu edhe në nivel ligjor dhe profesional.

Çdo fëmijë meriton të jetë i mbrojtur në mënyrë adekuate në sistem. Çdo fëmijë meriton që nevojat e tij të jenë prioritet për institucionet dhe të jetë i kursyer nga çfarëdo lloj sjellje e cila çon në ndonjë formë të diskriminimit dhe margjinalizimit.

Ministria e Drejtësisë është duke punuar në një ligj të ri- Ligji për të Drejtat e Fëmijëve, me qëllim të përmirësimit dhe realizimit të interesave më të mira të fëmijës, si dhe fuqizimin e mekanizmave për parandalim të sjelljeve delikuente të fëmijëve.

Bashkëpunimi me organizatën UNICEF do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments