Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se janë në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet shëndetësore dhe se në momentin e duhur do të njoftojnë për hejqen eventuale të maskave për nxënësit në shkolla, përcjell TV21. Shaqiri thotë skriningu i realizuar në Shkup tregon se numri i nxënësve të infektuar me Covid-19 është shumë i vogël.
“Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, besoj që në momentin që e shohin të arsyeshme duhet të sjellin edhe atë masë, që do të jetë lehtësim për nxënësit”, deklaroi mes tjerash Shaqiri.