Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth thotë se tani nuk është koha për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
Ai tha se së pari duhet të zgjidhen kontestet bilaterale
Rruga drejt nisjes së bisedimeve, thotë Roth, është e gjatë me shumë negociata.
Ndryshe, vendet anëtare të BE-së sot debatuan për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bullgaria dha dritë të gjelbër për Shqipërinë, por jo edhe për Maqedoninë./Telegrafi/