Ka vetëm gënjeshtra në librat shkollorë maqedonas. “Ata duhet të bien dakord që historia deri në 1944 duhet të lihet vetëm, që duhet të bëhet e qartë se kjo është histori e përgjithshme bullgare,” tha Krasimir Karakachanov, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, në një intervistë të fundit me Radio Darik.
Në Shkup, ata po përpiqen të kthehen 1.000 vjet mbrapa për t’i dhënë legjitimitet teorisë së Kominternit dhe pas vitit 1944 të Jugosllavisë së Titos, thotë ministri bullgar.
Ai thotë se Maqedonia duhet t’i përmbahet marrëveshjes që nënshkroi tre vjet më parë dhe se një marrëveshje e re nuk duhet të nënshkruhet.
“Nëse është e nevojshme, unë do të dërgoj regjimentin inxhinierik për të hequr të gjitha monumentet që nuk korrespondojnë me faktet historike,” tha Karakachanov.
Ai thotë se nëse Maqedonia dëshiron të bashkohet me BE, ajo do të duhet të veprojë në përputhje me pozicionin e njohur përgjithësisht të Bullgarisë. “Falsifikimet e historisë Bullgare duhet të pastrohen. Komisioni duhet ta sqarojë këtë. Shkupi mori një inkurajim nga Brukseli dhe disa qendra të tjera evropiane pas marrëveshjes me Greqinë dhe tani ata vazhdojnë ta trajtojnë Bullgarinë në një mënyrë provinciale dhe presin mbështetje. Pozicioni i Bullgarisë është i qartë që nga 9 tetori i vitit të kaluar. Ky qëndrim u miratua nga Parlamenti Bullgar. Askush nga kjo qeveri nuk ka thënë se ata janë të gatshëm të shkojnë përtej kësaj kornize. “Nëse Bullgaria devijon nga kuadri i saj, atëherë ai pozicion do të jetë i barabartë me tradhëti,” tha Karakaçanov.