-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri britanik për çështje evropiane: I lumtur që trupat britanike do ta...

Ministri britanik për çështje evropiane: I lumtur që trupat britanike do ta përforcojnë KFOR-in

Ministëri i Britanisë së Madhe për çështje evropiane, Leo Docherty, është shprehur i lumtur që trupat britanike do të përforcojnë KFOR’in në Kosovë.

Docherty ka thënë se Britania e Madhe është e përkushtuar ndaj NATO’s dhe ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Të kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje që të dyja vendet t’i kthehen dialogut.

”Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, ka deklaruar ai. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments