6.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMinistri britanik në Beograd: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën për t’i vënë...

Ministri britanik në Beograd: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën për t’i vënë para drejtësisë autorët e sulmit

Ministri britanik për Çështjet Evropiane Leo Docherty, i cili po qëndron për vizitë në Serbi, ka dënuar sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ministri Docherty dënoi ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës pranë manastirit të Banjskës dhe i bëri thirrje Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë, shkruan Zeri.info.

“Ngjarjet e 24 shtatorit paraqesin rreziqe reale për stabilitetin rajonal. Ato burojnë nga akumulimi i pakontrolluar i armëve dhe mosarritja e progresit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, qëllimi i të cilit është që të gjitha komunitetet të ndihen të sigurta”, thuhet në njoftimin e ministrisë britanike për Çështje Evropiane.

Ministri Dockerty, siç u tha më tej, i bëri thirrje Serbisë të përdorë ndikimin e saj në veri të Kosovës për të depërshkallëzuar tensionet dhe për të dekurajuar dhunën e mëtejshme, si dhe të përmbahet nga çdo lëvizje apo retorikë që do të ndërlikonte kthimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Mbretëria e Bashkuar inkurajon Serbinë dhe Kosovën që të sillen me përgjegjësi dhe të kthehen urgjentisht dhe me mirëbesim në procesin e dialogut të sponsorizuar nga BE-ja. Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe u bëjmë thirrje autoriteteve në Beograd dhe Prishtinë të punojnë së bashku për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, tha ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty. /Zëri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments