Ministri Azir Aliu tha se ku ka shqiptarë menaxhues, ministër, aty përdoret gjuha shqipe, dhe aty ku nuk ka shqiptarë, përdoret, ose dokumentet, firmosen vetëm në gjuhën maqedonase.
Aliu tha se duhet kontaktuar ekspertët, ose ndonjë nenë nuk është si duhet apo dëshira për të abuzuar këtë ligj nga institucionet ose menaxherët.
“Kur e dëgjon njërën palë ti thua se ligji është i tillë, dhe palën tjetër që thotë se ligji nuk obligon institucionin të bën dokumentet në dy gjuhë. Dhe kjo është realitet. Në çdo ministri ju e keni në një gjuhë. Tani shihni edhe ueb faqet. Aty ku ka maqedonas ueb faqja është në gjuhën maqedonase”, deklaroi ministri Azir Ali në emisionin “Intervistë në SHENJA”.
Ai tha se kjo është një tem serioze dhe që do të trajtohet në të ardhmen.