4.2 C
Tetovo
E enjte, 8 Janar, 2026
BallinaLajmeMinistresha e financave,në qershor 2025 janë dhënë pëlqimet për punsimet në Spitalin...

Ministresha e financave,në qershor 2025 janë dhënë pëlqimet për punsimet në Spitalin Klinik Tetovë,VLEN nëpërmes drejtorit arsyetohet me zgjedhjet lokale që …?(video koment)

www.telegrami.mk

lajmiinteraktiv

analizë

KOALICIONI QEVERISËS NGA BLLOKU SHQIPTAR VLEN ose më sakt brenda koalicionit i ka ra hise LD e Izet Mexhitit e kontrollonSpitalin Klinik në Tetovë i emërton dhe shkarkon aga Izet Mexhiti nëpërmes deklaratës së drejtorit të spitalit klinik në Tetovë mundohet të arsyetohet për zhagitjen e anulimit të konkursit për punsimin e 130 personel në spitalin klinik në tetovëm .Nëse nga korriku i vitit 2025 deri në zgjedhjet lokale kanë ekzistuar rreth tre muaj kohë të lirë për veprim, atëherë shtrohet pyetja thelbësore: a u ndalën punësimet për shkak të ligjit apo për shkak të kalkulimeve politike? Kur vendimet e punës zvarriten pikërisht në prag zgjedhjesh, dyshimi se ato po mbahen peng për interesa politike bëhet i pashmangshëm. Në këtë rast, arsyetimi zyrtar humb peshë dhe lë vend për bindjen se punësimet janë përdorur si mjet presioni dhe premtimi elektoral, në dëm të punëtorëve shëndetësorë dhe të funksionimit normal të spitalit…edhe pse nga korriku i vitit 2025, kur Ministria e Financave ka dhënë pëlqimin për punësimin e mbi 130 personave në Spitalin Klinik të Tetovës, e deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale kanë kaluar rreth tre muaj të plotë. Një periudhë e mjaftueshme për nisjen dhe përfundimin e procedurave ligjore. Për këtë arsye, arsyetimi i drejtorit të spitalit se punësimet nuk janë realizuar për shkak të zgjedhjeve lokale nuk qëndron dhe bie ndesh me afatet reale kohore, duke ngritur dyshime serioze për zvarritje të qëllimshme dhe keqmenaxhim institucional.
Pavarësisht pëlqimit të dhënë që në korrik nga Ministria e Financave, mbi 130 motra medicinale dhe staf teknik në Spitalin Klinik të Tetovës vazhdojnë të jenë pa vendime pune në afat të pacaktuar. Ministrja e Financave shprehu hapur habinë për mosrealizimin e punësimeve, ndërsa drejtori i spitalit arsyetohet me zgjedhjet lokale dhe procedurat ligjore. Megjithatë, zvarritja disamujore ka ngritur dyshime serioze për keqmenaxhim dhe papërgjegjësi institucionale në një sektor jetik si shëndetësia.

Arsyetimet e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës janë të dobëta, të vonuara dhe nuk qëndrojnë përballë realitetit. Të fshihesh pas zgjedhjeve lokale si justifikim për një zvarritje disa mujore është ose paaftësi menaxheriale, ose tentativë për të larë duart nga përgjegjësia. Ministria e Financave e ka dhënë pëlqimin që në korrik – kjo është fakt. Çdo institucion serioz do të kishte plan B për procedurat ligjore, sidomos kur bëhet fjalë për mbi 130 punëtorë shëndetësorë në një spital që vuan mungesë kronike stafi.

Pretendimi se “janë respektuar të gjitha ligjet” nuk e zhbën faktin kryesor: asnjë vendim pune nuk është dorëzuar. Ligjet nuk respektohen duke i lexuar, por duke i zbatuar në kohë. Ndërkohë, mbi 130 motra medicinale dhe staf teknik kanë vazhduar të punojnë në pasiguri totale, pa kontrata të rregullta, pa siguri sociale dhe pa dinjitet profesional.

Nëse konkursi është hapur për 129 persona, lind pyetja e thjeshtë: pse ende nuk janë finalizuar punësimet? Kush po i mban dosjet në sirtar? Kush përfiton nga kjo zvarritje? Sepse është e qartë se problemi nuk është ligjor, por administrativ dhe politik.

Ky është një dështim i pastër i menaxhimit të spitalit. Shëndetësia nuk mund të drejtohet me justifikime, afate elastike dhe heshtje institucionale. Kur drejtori nuk arrin të shndërrojë “dritën jeshile” në vendime konkrete pune, atëherë problemi nuk është sistemi – problemi është drejtori.

video linku i deklaratës së Ministreshës së Financave Dimitrievska -Koçovska dhënë me datë 4 qershor 2025

=====================================================

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments